Në kuadër të pjesëmarrjes së tyre në serinë me 6 trajnime, 20 paraligjorë të angazhuar pranë komuniteteve, organizatave të ndryshme në vend si dhe studentë të Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës dhe jo vetëm, u vlerësuan me certifikatat e pjesëmarrjes.

Trajnimet janë zhvilluar gjatë muajit Mars pranë zyrave të CLE, në sajë të projektit “Enhancing access to justice through paralegals” , i cili synon fuqizimin e paraligjorëve dhe rolit të tyre në komunitetet.

Trajnimet u zhvilluan në bashkëpunim me Drejtorinë e Ndihmës Juridike Falas, mbi temat e mëposhtme:

  1. E drejta familjare
  2. E drejta e pronësisë. 
  3. E drejta e trashgimisë
  4. E drejta e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore
  5. E drejta administrative
  6. Mënyrat e përfitimit të ndihmës juridike dytësore (avokat falas i garantuar nga shteti)

Synimi i këtyre trajnimeve është përgatitja e  paraligjorëve mbi disa tema kryesore për ti nisur aktivitetin e tyre në ndihmë të qytetarëve dhe komuniteteve të ndryshme. Gjithashtu synohen krijimi i një rrjeti mes këtyre paraligjorëve për të formësuar gjithashtu punën dhe aktivitetin e tyre në vend.

Gjatë trajnimeve pjesëmarrësit patën mundësi të informohen rreth të drejtave të trajtuara si dhe të diskutonin më gjatë së bashku. Temat ngjallën interes dhe diskutim mes pjesëmarrësve të cilët ndanë edhe eksperiencat e tyre personale.

Këto trajnimet u zhvilluan në kuadër të projektit “Enhancing access to justice through paralegals” të organizuar nga CLE në kuadër të projektit “Expanding Free Legal Aid Services to Women and Men in Albania” të financuar nga Austrian Development Cooperation dhe implementuar nga UNDP në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë.

Shpërndaje postimin

Facebook
Twitter
LinkedIn