“Si të zhvillohet një komunitet paralegalësh? Standardet e Përbashkëta për Paralegalët” titullohej takimi i dytë i organizuar me përfaqësues të OJF-ve pjesë e NAMATI, Rrjetit për Fuqizimin Ligjor dhe Rrjetit të Zhvillimit Ligjor.

CLE u ftua të prezantojë në takim, si pjesë e këtij rrjeti avokatësh dhe paralegalësh nga vendet e Evropës Lindore.

Av. Franc Terihati, drejtor ekzekutiv i CLE, prezantoi zhvillimin e komunitetit paraligjor në Shqipëri si dhe sfidat me të cilat përballet ky proces.

Më tej në takim u fol për modelin e paralegalëve në Moldavi si dhe standardet e përbashkëta të nevojshme për paralegalët. Av. Terihati theksoi rëndësinë e paraligjorëve në zhvillimin e disa lëndëve kontestimore, veçanërisht ato me komunitetet e margjinalizuara. Ai dha shembujt kur CLE u ndihmua nga paralegalët për të komunikuar me komunitete të ndryshme dhe për t’u shpjeguar atyre më mirë procesin ligjor.

Pjesëmarrësit e tjerë gjithashtu prezantuan progresin e tyre dhe më pas u zhvillua një diskutim mbi hapat e mëposhtëm që mund të ndërmerren, duke u konsultuar dhe ndihmuar njëri-tjetrin si dhe duke ndërtuar urat e nevojshme për të bashkuar të gjitha shtetet e ndryshme pjesëmarrëse.

Shpërndaje postimin

Facebook
Twitter
LinkedIn