Zyrat e Karrierës janë ndër zyrat më të rëndësishme në një Universitet, duke ndihmuar studentët që në hapat e tyre të parë në fakultetin përkatës, dhe deri në përfundim të studimeve. Por a janë këto zyra funksionale në fakultetet vendase? A ka struktura të tilla dhe sa të informuar janë studentët në lidhje me shërbimet që ato ofrojnë?

Të nisur nga këto pikëpyetje, 3 studentë të Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës janë angazhuar pranë Centre for Legal Empowerment në kuadër të projektit “Zyrat e Karrierës”, një projekt i cili synon informimin mbi këto struktura dhe mirëfunksionimin e tyre në fakultetet vendase. 

Përmes një monitorimi të bërë në fakultetet e Universitetit të Tiranës është konstatuar mungesa e Zyrës së Karrierës në Fakultetin e Drejtësisë, dhe mungesa e informimit e studentëve mbi këto zyra në Fakultete të tjera ku këto struktura janë funksionale.

Në kuadër të këtij konstatimi u formua dhe grupi i punës së këtij projekti të cilët monitoruan nga afër modele të ndryshme të Zyrave të Karrierës për të formuluar një manual informues dhe këshillues me titull “Zyrat e Karrierës”. 

Monitorimi u zhvillua në këto fakultete:

1) Fakulteti i Drejtësisë (FDUT)

2) Fakulteti i Shkencave Sociale (FSHS)

3) Fakulteti i Shkencave të Natyrës (FSHN)

4) Fakulteti i Gjuhëve të Huaja (FGJH)

5) Fakulteti i Ekonomisë (FEUT)

Si dhe në dy Universitete Europiane si përfaqësues të elitës arsimore jashtë vendit:

1) “University of Edinburgh”, Edinburg, Skoci

2) “Central European University”, Vienë, Austri

Në përfundim të monitorimit të gjithë informacionet e mbledhura u pasqyruan në punimin përfundimtar, “Zyrat e Karrierës” të cilin mund ta shkarkoni duke klikuar më sipër.

Më tej do të zhvillohen takime me studentët e Fakultetit të Drejtësisë për të prezantuar projektin para studentëve dhe për t’i informuar ata mbi strukturat e zyrave të karrierës, ku mund ti gjejnë ato, dhe çfarë shërbimesh ato ofrojnë.

Manuali do të prezantohet dhe para drejtuesve të Fakultetit të Drejtësisë ku Zyra e Karrierës nuk është ende fuksionale, me qëllim rihapjen e kësaj zyre dhe mirëfunksionimin e saj.

Shpërndaje postimin

Facebook
Twitter
LinkedIn