CLE organizoi takimin “Vlerësimi i nevojave për trajnimin e paraligjorëve” në kuadër të projektit “Zgjerimi i Shërbimeve të Ndihmës Juridike Falas për Gratë dhe Burrat në Shqipëri” (EFLAS) financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim dhe zbatuar në partneritet me Ministrinë e Drejtësisë.
Ky takim mblodhi së bashku 18 paraligjorë të angazhuar pranë OJF-ve që ofrojnë ndihmë juridike parësore në vend. Paraligjorët prezantuan fushën e veprimatrisë së tyre dhe diskutuan mbi problematikat e ndyshme me të cilat ata përballen çdo ditë.
Qëllimi i këtij takimi ishte identifikimi i temave të trajnimeve të cilat paraligjorët i shohin si më të nevojshme për rritjen e njohurive mbi legjislacionin dhe aftësimin në praktikë. Në bazë të këtij diskutimi do të organizohet edhe plani i punës për trajnimet vazhduese të cilat do të zhvillohen gjatë muajit shkurt nga CLE në bashkëpunim ne Drejtorinë e Ndihmës Juridike Falas.





