Centre for Legal Empowerment (CLE), në partneritet me Center for Civil Communications (CCC), publikon raportin “National Report Albania 2026”, i cili shqyrton kuadrin ligjor, institucional dhe të transparencës në fushën e koncesioneve dhe partneriteteve publike-private (PPP) në Shqipëri.
Raporti analizon përputhshmërinë e ligjit të ri nr. 88/2025 me direktivat e Bashkimit Evropian, evidenton mangësitë dhe identifikon nevojat për përmirësim.
Përmes rekomandimeve, raporti synon të kontribuojë në:
- Rritjen e transparencës në procedurat e koncesioneve dhe PPP-ve;
- Përmirësimin e monitorimit dhe mbikëqyrjes institucionale;
- Forcimin e zbatimit të kuadrit ligjor dhe përafrimin me standardet e BE-së.
Ky publikim synon të fuqizojë institucionet, gazetarët, organizatat e shoqërisë civile dhe qytetarët për të monitoruar më efektivisht përdorimin e fondeve publike.
Lexoni raportin e plotë: National Report Albania 2026
Ky publikim është përgatitur në kuadër të projektit rajonal “Exploring PPP and Concession Potential for Regional Development in the Western Balkans”, i zbatuar nga Center for Civil Communications në partneritet me CLE dhe organizata nga Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia, me mbështetjen e Open Society Foundations – Western Balkans.