Ky manual është krijuar nga CLE, në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.

Manuali i titulluar “E drejta e komuniteteve dhe organizatave jofitimprurëse për të adresuar në gjykatë raste të dëmtimit të mjedisit” pasqyron një përmbledhje të plotë të legjislacionit dhe mënyrës sesi organizata dhe individë të interesuar mund të adresojnë në gjykatë raste të dëmtimit të mjedisit të cilat i prekin.

Mbi këtë temë janë zhvilluar dhe trajnimet përkatëse me studentët e Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës si dhe studentët e drejtësisë në Universitetin Aleksandër Moisiu në Durrës. Mbi këtë aktivitet mund të mësoni më shumë duke klikuar në këtë link.

Shpërndaje postimin

Facebook
Twitter
LinkedIn