E drejta e trashëgimisë, E drejta e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, E drejta e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe Mënyra e përfitimit të ndihmës juridike dytësore (avokat falas i garantuar nga shteti) ishin temat e trajnimeve të fundit të zhvilluara për paraligjorët.

Në datë 9 dhe 15 mars, u zhvilluan pranë zyrave të CLE trajnimet e rradhës në kuadër të projektit “Enhancing access to justice through paralegals” i cili synon fuqizimin e paraligjorëve dhe rolit të tyre në komunitetet.

Trajnimet e datës 9 mars u mbajtën nga Msc. Donalb Xibraku mbi temat Të drejtën e trashgimisë dhe Të drejtën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Ndërsa drejtori i Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas trajnoi pjesëmarrësit në datë 15 mars mbi Të drejtën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore si dhe Mënyrat e përfitimit të ndihmës juridike dytësore.

Pjesëmarrësit, 20 paraligjorë të angazhuar pranë komuniteteve, organizatave të ndryshme në vend si dhe studentë të Fakultetit të Drejtësisë në Universitetet në vend, patën mundësi të diskutonin dhe mësonin më shumë edhe mbi këto tema.

Temat ngjallën interes dhe diskutime të cilat vijuan dhe gjatë pushimit mes temave. Pjesëmarrësit patën gjithashtu mundësi të njihen më mirë me njëri-tjetrin dhe punën e secilit duke përmbushur një tjetër qëllim të projektit, krijimin e një rrjeti paraligjorësh mes tyre.

Dy trajnimet e para për paraligjorë janë mbajtur në datë 1 mars me temë E Drejta Familjare dhe E Drejta e Pronësisë. Në përfundim të trajnimeve pjesëmarrësit u vlerësuan dhe me certifikatë pjesëmarrjeje.

Këto trajnimet u zhvilluan në kuadër të projektit “Enhancing access to justice through paralegals” të organizuar nga CLE në kuadër të projektit “Expanding Free Legal Aid Services to Women and Men in Albania” të financuar nga Austrian Development Cooperation dhe implementuar nga UNDP në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë.

Shpërndaje postimin

Facebook
Twitter
LinkedIn