CLE në bashkëpunim me Drejtorinë e Ndihmës Juridike Parësore, gjatë muajit tetor zhvilluan trajnimet e para për paraligjorëtme temë:
“Trajnim fillestar i paraligjorëve të angazhuar pranë Qendrave të Ndihmës Juridike Parësore, OJF-ve si dhe komuniteteve të ndryshme”.
5 trajnimet e zhvilluara në platformën Zoom u fokusuan në temat:
1) Nocioni i paraligjorit; Kuadri ligjor dhe funksionet e tij në dobi të komunitetit (6 tetor)
2) Ndihma juridike e garantuar nga shteti, risitë e ligjit nr. 111/2017 (11 tetor)
3) Kuadri ligjor për mbrojtjen e kategorive të veçanta përfituese të ndihmës juridike (13 tetor)
4) E drejta e informimit dhe mënyra e hartimit të shkresave zyrtare (18 tetor)
5) Kuptimi i ndërmjetësimit, zgjidhjes alternative të mosmarrëveshjeve (20 tetor)
Pjesëmarrësit patën mundësi të ndjekin prezantimet e pëgatitura nga trajnuesit dhe më pas ti drejtojnë pyetje në lidhje me çështje konkrete nga jeta e tyre e përditshme dhe mbi çdo paqartësi tyren.
Ky cikël trajnimesh u pasua nga një seri vizitash pranë Qendrave të Ndihmës Juridike Parësore ku pjesëamrrësit patën mundësinë të njiheshin nga afër me punën e këtyre qendrave.
Ky aktivitet është ndër trajnimet e para në vend për kualifikimin e individëve në profesionin e paraligjorit, një profesion ende i parregulluar në legjislacionin shqiptar.
Për të gjithë të interesuarit, materialet e trajnimeve gjenden këtu.