Projekti Matra

Building capacities for sustainable monitoring of public contracts

Centre for Legal Empowerment në bashkëpunim me Albanian Institutes for Research po zbatojnë projektin “Ngritja e kapaciteteve për monitorimin e qëndrueshëm të kontratave publike”, në kuadër të Programit MATRA – European Cooperation Embassy Program 2024, me mbështetjen e Embassy of the Netherlands in Albania.

Projekti adreson sfidat sistematike në praktikat e prokurimeve publike në Shqipëri, duke u fokusuar veçanërisht në Partneritetet Publik-Private (PPP). Në këtë kontekst, iniciativa synon rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe integritetit në proceset e prokurimeve publike, duke ndërtuar një bazë të qëndrueshme për angazhimin qytetar dhe monitorimin e pavarur.

Me fokus te forcimi i kapaciteteve të brezit të ri, përmes trajnimeve, ndërgjegjësimit dhe bashkëpunimit me universitete, institucione publike dhe organizata të shoqërisë civile, për të garantuar zbatimin e praktikave të mira dhe përputhshmërinë me standardet evropiane në menaxhimin e kontratave publike, kjo nismë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të sistemit të prokurimeve në Shqipëri.

Përgjatë këtyre muajve, për realizimin e këtij projekti, janë zhvilluar trajnime me studentë, gazetarë dhe përfaqësues nga shooqëria civile në qytetet: Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Vlorë.

Por si mund të rrisim transparencën, llogaridhënien dhe përfshirjen e publikut në kontratat e Partneritetit Publik-Privat (PPP)?

Për këtë, po hidhen hapat e parë drejt ngritjes së Observatory of Public Procurement, një nismë për të fuqizuar qytetarët, gazetarët dhe shoqërinë civile që të monitorojnë me më shumë efikasitet kontratat publike.

Manuali i trajnimit, i zhvilluar në kuadër të projektit “Building Sustainable Monitoring Capacity for Public Contracts” është një hap konkret drejt këtij qëllimi.

Ai ofron një udhëzues praktik për të:

  • Kuptuar dallimin mes PPP-ve dhe prokurimeve publike;
  • Njohur procedurat ligjore dhe institucionale për lidhjen e PPP-ve;
  • Monitoruar zbatimin dhe cilësinë e shërbimeve të kontraktuara;
  • Përdorur të drejtën për informim për të kërkuar transparencë dhe llogaridhënie.

Observatori i ardhshëm do të ndërtohet mbi këto baza: njohuri, monitorim dhe veprim qytetar.

Manuali është tashmë i disponueshëm për të gjithë ata që duan të përfshihen! Klikoni linkun për më shumë: MANUAL-Monitorimi-Partneriteti-Publik-Privat.pdf

MANUAL

PËR MONOTORIMIN E ZBATIMIT TË PARTNERITETEVE PUBLIKE PRIVATE NË SHQIPËRI

MANUAL

PËR VLERËSIMIN E KONTRATAVE PPP NË SHQIPËRI