CLE ka ofruar asistencë ligjore parësore dhe dytësore për Eco Albania dhe Federatën Shqiptare të Rafting për të adresuar në gjykatë pretendimet për parandalimin e degradimit të mjedisit duke ndërtuar dy hidrocentrale në kanionet e lumit Osum.
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë dhe Gjykata Administrative e Apelit pranuan kërkesën e 2 organizatave të shoqërisë civile dhe njohën pretendimet e tyre të bazuara në ligj për parandalimin e degradimit të mjedisit nga ndërtimi i hidrocentraleve në një zonë të mbrojtur.