Zall-Gjocaj, Mat: ERE i heq të drejtën për prodhimin e energjisë elektrike në HEC Zais kompanisë konçesionare.

Në datë 6 shkurt 2022, Enti Rregullator i Energjisë, Energjisë ka miratuar vendimin e ndryshuar në lidhje me lejen e kompanisë konçensionare për prodhimin e energjisë në HEC-et në Zall Gjocaj. Sipas këtij vendimi kompanisë i hiqet e drejta për prodhimin e energjisë elektrike në HEC Zais, duke ndryshuar vendimin fillestar ku kompania kishte lejen për prodhimin e energjisë me kapacitet të instaluar 2295 kW për një afat 28 vjeçar. 

Ky vendim është marrë në zbatim të vendimit të Gjykata e Lartë, e cila në nëntor 2022, pas një procesi gjyqësor të ndjekur nga avokatët e CLE për mbrojtjen e parkut Zall – Gjocaj nga ndërtimi i hidrocentraleve, vendosi heqjen e licencës së kompanisë konçesionare për prodhimin e energjisë për Hec-in në Zais. Pas vendimit nga Gjykata vjen dhe ndryshimi në lejen e lëshuar nga ERE për prodhimin e energjisë elektrike nga kjo kompani.

Parku Zall – Gjocaj rrezikohet nga ndërtimi i dy HEC-eve, HEC Zais dhe HEC Sekë. Të dy këta hidrocentrale janë ndërtuar duke shkaktuar dëme në mjedisin përreth dhe në planin fillestar ato kishin lejen e duhur për të prodhuar energji me kapacitet total të instaluar 14962 kW. Ndryshimi i ERE vjen pas vendimit të gjykatës për ndalimin e prodhimit të energjisë nga HEC Zais, ndërkohë që HEC Sekë vazhdon të ketë lejen për prodhimin e energjisë me kapacitet të instaluar 12667.

Më shumë mbi këtë çështje dhe vijimsinë e saj mund të lexoni këtu.

Shpërndaje postimin

Facebook
Twitter
LinkedIn