Stafi
Franc Terihati
Drejtori Ekzekutiv
Franc Terihati
Drejtori Ekzekutiv
Franc Terihati është Drejtori Ekzekutiv i Centre for Legal Empowerment (CLE) nga Dhjetori 2021. Para se t'i bashkohej CLE, Terihati ka qenë Menaxher Programi i Programeve të Mbrojtjes së të Drejtave Sociale-Ekonomike dhe Fuqizimit Ligjor në Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA) nga Shtatori 2017. Ai iu bashkua Fondacionit si ekspert i Qendrës së Ligjit OSFA në prill 2017, ndërkohë që gjatë viteve 2015 - 2017 ka ndjekur çështje të ndryshme gjyqësore për të drejtat e njeriut si pjesë i Rrjetit të Avokatëve OSFA.
Terihati është avokat anëtar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë Shqiptare nga viti 2010 dhe ka një përvojë të gjerë në të Drejtën Sportive, duke qenë anëtar i Këshillit të Arbitrazhit Sportiv të Shqipërisë nga Nëntori 2011 dhe Kryetar i Këshillit nga Qershori 2017 deri në Dhjetor 2017, dhe arbitrër në Komisionin e Apelit të Federatës Shqiptare të Futbollit nga Shtatori 2011 deri në Mars 2012.
Ai ka shkruar artikuj shkencorë, disa prej të cilëve janë “Garantimi i të drejtës për të pasur ndihmë ligjore për viktimën/viktimën akuzuese gjatë procedimit penal”, “Garantimi i së drejtës për të pasur një mbrojtës ligjor për viktimën/viktimën akuzuese gjatë procedimit penal”, “Veprat penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv në sektorin privat”, “Ekzekutimi i detyrimeve tatimore ndaj shoqërive tregtare që nuk kanë likuiditet. Kufijtë e përgjegjësisë së aksionarëve dhe drejtuesve” dhe ka publikuar në vitin 2015 librin “Procedura civile”.
Terihati është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
Ema Mullaj
Juriste
Ema Mullaj
Juriste
Ka përfunduar me sukses studimet në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, dhe mban diplomën “Master i Shkencave” në Drejtësi. Gjatë vitit të fundit të studimeve, ajo kreu një praktikë tre-mujore në Zyrën e Avokatit të Popullit, ku u përfshi në analizimin e ankesave të qytetarëve dhe shqyrtimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut, çka i ofroi një kuptim të vlefshëm mbi proceset dhe kornizat institucionale.
Që nga viti 2024, ajo punon si juriste në Qendrën për Fuqizimin Ligjor, duke kontribuar aktivisht në përgatitjen e opinioneve ligjore dhe trajtimin e çështjeve gjyqësore në fusha të ndryshme të së drejtës, si dhe në përfaqësimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të individëve dhe grupeve të cenueshme.
Përveç kësaj, ajo është e angazhuar edhe në ofrimin e ndihmës ligjore përmes platformës JuristiOnline, e cila ofron këshilla ligjore falas për qytetarët.