Rehabilitimi i landfillit në Porto Romano, Spitallë, Durrës

Avokatët dhanë asistencë ligjore parësore për banorët e një fshati pranë landfillit në Porto Romano në Durrës, i cili ishte ndërtuar pa leje mjedisore, duke paraqitur disa kërkesa për informacion pranë institucioneve publike përkatëse. Nga përgjigjet e marra nga Inspektorati Kombëtar i Mjedisit rezulton se institucioni vendor është gjobitur dhe është urdhëruar ndalimi i përdorimit të këtij territori për depozitimin e mbetjeve. Avokatët kanë paraqitur kërkesë në Bashkinë e Durrësit, por kjo e fundit nuk ka marrë asnjë vendim. Kërkesa u pasua me një protestë të përbashkët të studentëve të Universitetit të Durrësit dhe banorëve të Porto Romanos.

Avokatët paraqitën në Gjykatë padinë si dhe çdo dokument të mbledhur për çështjen, përfshirë një inspektim mjedisor që konfirmoi ndotjen e ajrit, tokës dhe ujit në Porto Romano.

Ndërkohë që avokatët prisnin që Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës të caktonte datën e seancës paraprake, në shtator 2019, në përgjigje të një kërkese për informacion, avokatët u njoftuan se projekti i rehabilitimit për këtë landfill ishte miratuar dhe ishte nisur procedura e prokurimit. Projekti quhet “Eco Park Durrës” dhe krahas rehabilitimit të fushës, parashikon ndërtimin e një parku argëtues, sportiv dhe natyror. Më 13 janar 2020, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen e ndërtimit për “Eco Park Durrës”.

Shpërndaje postimin

Facebook
Twitter
LinkedIn