Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë ka mbështetur kryerjen e studimit “Mbrojtja e jetës dhe shëndetit në punë. Roli dhe përgjegjësia ligjore e punëdhënësit”.

Siguria dhe shëndeti në punë janë komponentë të rëndësishëm të mbrojtjes sociale të punëmarrësve, të cilat gezojnë një mbrojtje nga aktet kombëtare dhe ndërkombëtare, e për të cilat shteti ka detyrimin të marrë të gjithë masat jo vetëm për t’i njohur, por edhe për t’i garantuar ato.

Numri i rasteve të aksidenteve në punë është në rritje të vazhdueshme, duke krijuar një situatë problematike, e cila kërkon marrjen e masave ligjore dhe administrative për të parandaluar shkaktimin e tyre.

Konstatohet se pavarësisht se numri i të aksidentuarve në punë është shumë i lartë, numri i procedimeve penale dhe masave administrative të ndërmarra ndaj punëdhënësve/shoqërive tregtare është i papërfillshëm.

Ky studim ka në fokus analizimin e kuadrit ligjor për përgjegjësinë civile dhe penale të punëdhënësit, shpërblimin e dëmit që i shkaktohet punëmarrësit nga aksidenti në punë ose në rastin e vdekjes, familjarëve të tij, duke identifikuar dispozitat kontradiktore dhe dhënien e rekomandimeve për interpretimin dhe zbatimin e tyre në mënyrë efektive në praktikë.

Shpërndaje postimin

Facebook
Twitter
LinkedIn