Të drejtat midis punëdhënësit dhe punëmarrësit rregullohen qartazi në kontratën e punës që palët lidhin në sajë të bashkëpunimit dhe dakordësisë dypalëshe. Ekonomia e gjerë e tregut, shumëllojshmëria e formave dhe llojeve të biznesit ka treguar që ka gjithmonë hapësirë e nevojë për rregullimin apo përdirtësimin kushteve dhe termave kontraktuale duke paraparë interesin e përbashkët të të gjitha palëve. Por sa të adaptueshme janë këto forma për sektorë specifik sikundër është media?
Për ti dhënë përgjigje shumë prej pyetjeve dhe paqartësive mbi aspektet kontraktuale në industrinë e medias, Centre for Legal Empowerment në bashkëpunim me ekspertët Dr. Laura Çami (Vorpsi) dhe Dr.©.Av. Xhon Skëndëri, prezantuan për përfaqësuesit e mediave, gazetarë dhe profesorë të Fakulteti të Drejtësisë studimin shkencor “Marrëdhëniet e punës në industrinë e medias”.
Industria e medias është një sektor shumë specifik, ku departamente të caktuara të një televizioni, gazete apo portali e kanë të vështirë që punë ta përfundojnë brenda orarit zyrtar apo festat zyrtare ti bëjnë pushim për shkak të misionit të informimit të qytetarëve në cdo moment dhe kohë reale.
Puna kërkimore e realizuar nga Centre for Legal Empowerment me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë ka në fokus marrëdhëniet e punës në gazetari, dhe u finalizua me publikimin e një raporti studimor në të cilin janë paraqitur marrëdhëniet e punës për gazetarët, aspektet praktike dhe teorike mbi legjislacionin dhe jurisprudencën kombëtare si dhe hulumtimi i praktikave dhe modeleve të suksesshme evropiane, duke synuar përmirësimin e marrëdhënieve të punës në industrinë e medias dhe gazetarëve në Republikën e Shqipërisë.
Gjatë eventit prezantues Z.Skenderi, evidentoi gjetjet shkencore të studimit në kuadër të: (i) legjislacionit në fuqi të Republikës së Shqipërisë lidhur me mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve në marrëdhëniet e punës, duke evidentuar mungesën e përditësimit të legjislacionit në përputhje me Rekomandimet e Organizata Ndërëkombëtare e Punës; (ii) situatës së gazetarëve “fakelance” ose “forcedlance” 1– avantazhet dhe disavantazhet e një zgjedhjeje apo zgjidhjeje të tilla; (iii) jurisprudencës ndërkombëtare lidhur me evidentimin e të vetë punësuarve të varur, duke parashtruar edhe testin e varësisë që duhet aplikuar nga Gjyqtarët dhe praktikuesit e të drejtës, si edhe (risive të propozimeve lidhur me ndryshimet në legjislacionin fiskal për të vetëpunësuarit në Republikës së Shqipërisë.
Ndërkohë, znj. Çami, prezantoi gjetjet në kuadër të: (i) kontratave kolektive tëtë vetëpunësuarve në media; (ii) organizimeve sindikale tëtë punësuarve në media; (iii) evidentimit të rasteve më të suksesshme të zbatuara në vendet anëtare të Bashkimit Europunadhe sfidat e Shqipërisë lidhur me këto çështje.
Pjesëmarrës të tjerë në seminar vunë në qendër të vëmendjes vështirësitë e të punuarit si gazetar i pavarur, si diçka që prek punonjësin dhe punëdhënësin në të njëjtën kohë. Gjithashtu u theksua rëndësia e ndryshimeve të propozuara në studim që do të ndihmojnë në përmirësimin e kushteve të punës për të dyja palët, gazetarët dhe industrinë e medias