Dy HEC-e dhe një fabrikë uji janë planifikuar të ndërtohen në fshatrat Thirrë, Sang dhe Xhuxh të Bashkisë Mirditë. Duke qenë se këto projekte do të prekin rëndë jetën e të gjithë banorëve të zonës, ata i kanë kundërshtuar projektet përmes ankesave administrative dhe protestave masive. Avokatët kanë mbledhur dokumentet dhe kanë dorëzuar padinë në Gjykatën Administrative. Sipas prokurave të nënshkruara, numri i paditësve është 166 banorë.