Rasti u trajtua nga EcoAlbania dhe një reporter vendor. Avokatët zhvilluan 4 takime me banorët e 4 fshatrave të Matit (Madhesh, Lundrë, Gurrë, Beshkashi). Avokatët dërguan disa kërkesa për informacion në lidhje me procedurën e miratimit të projektit të ndërtimit të HEC-it në Madhesh të Matit, por ende nuk kanë marrë përgjigje. CLE po vijon procesin gjyqësor pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.