Kërkesat për dëmshpërblim të paraqitura nga familjet e komunitetit rom në Selitë, Tiranë, banesat e të cilëve u prishën në vitin 2016

Tre familje të komunitetit Rom, kishin ndërtuar banesat e tyre përpara vitit 1991 pranë segmentit rrugor Komuna e Parisit- Rruga e Kavajës. Në vitin 2016  ne këtë segment rrugor  do të nisnin punimet për ndërtimin e Unazës se Madhe të Tiranës.  Këto familje duke marrë dijeni për ndërtimin e segmentit rrugor që pritej të fillonte dhe do të prishte shtëpitë e tyre, aplikuan pranë Bashkisë Tiranë në përputhje më kriteret e VKM Nr. 608 datë 05.09.2012, për të fituar pronësinë dhe për pasojë të përfitonin ne vijim nga procedura e shpronësimit. Bashkia Tiranë nuk i njoftoi familjet të cilat kishin aplikuar, por njoftoj ARSH-në që aplikuesit nuk kualifikohen dhe nuk plotësojnë kriteret për tu njohur pronare, dhe duke u bazuar në shkresën e Bashkisë Tiranë, Autoriteti Rrugor Shqiptar i kërkoi Inspektorati Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) të ndërhynte për të liruar sheshin e ndërtimit nga objektet. Shtëpitë e banimit të tre familjeve u prishën nga aksioni i IKMT-së në datat 18-19.02.2016 dhe familjet mbetën të pastreha duke u dëmtuar ekonomikisht,  sepse humbën investimin e gjithë jetës dhe duke pësuar një ngarkesë e madhe emocionale dhe psikologjike. Këto familje kontaktuan me avokatët e Klinikave te Ligjit (sot Centre for Legal Empowerment), të cilët treguan gatishmërinë për t’i përfaqësuar pranë Gjykatës dhe proceset gjyqesore zgjatën ne periudhen 2016-2022.

Në rastin e parë, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë  me vendimin e datës 13.12.2016  pranoi padinë dhe i njohu paditësit P.G. dhe familjes se tij të drejtën e shpërblimit të dëmit nga Bashkia Tiranë dhe IKMT në shumën 5 822 000 Lekë

Në rastin e dytë, gjykata me vendimin e datës 22.09.2020 pranoi padinë dhe i njohu të G.J. dhe familjes se tij drejtën e shpërblimit të dëmit nga Bashkia Tiranë dhe IKMT në shumën 3 785 000 Lekë.

Në rastin e tretë gjykata nëpërmjet vendimit që u shpall ditën e mërkurë datë 14 Qershor 2022, pranoi padinë dhe i njohu A.M. së bashku me familjen e tij të drejtën e shpërblimit të dëmit nga Autoriteti Rrugor Shqiptar në shumën 5 596 555 Lekë.

Shpërndaje postimin

Facebook
Twitter
LinkedIn