Centre for Legal Empowerment përfundoi ciklin e trajnimeve informuese si pjesë e projektit “Vepro@Mjedisin: Të rinjtë aktiv për një Shqipëri Evropiane të gjelbër”.
Në data 1 dhe 2 dhjetor, Centre for Legal Empowerment zhvilloi në ambientet e Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, trajnimet me temë “Ndryshimet Klimatike dhe Kuadri Ligjor” dhe “Ilustrimi i Praktikave Pozitive të Ekonomisë Qarkulluese dhe të Gjelbër”. Qëllimi kryesor i këtyre trajnimeve është informimin dhe ndërgjegjësimin mbi mbrojtjen e mjedisit në kuadrin ligjor.
Trajnimet u mbajtën nga Prof. Asoc. Ervin Karamuço i cili bëri një prezantim të problematikave mjedisore që hasen dhe aspektet ligjore në mbrojtje të mjedisit duke përmendur raste konkrete të veprimeve dhe strategjive të drejta të ndjekura në kuadër të mbrojtjes mjedisore.
Gjatë trajnimeve të mbajtura interesi dhe pjesëmarrja ishte e lartë dhe studentët pjesëmarrs paten mundësinë të diskutonin gjerë mbi temën duke përvetësuar në të njëjtën kohë dhe tematikat pjesë të kurrikulës akademike e cila lidhje ngushtë me trajnimin.
Dy trajnimet e më parshme janë zhvilluar me studentët e Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin Aleksandër Moisiu në Durrës. Më shumë informacione mbi dy trajnimet e para mund të gjeni këtu.
Informacionet e dhëna gjatë trajnimeve, gjithashtu gjenden të publikura dhe në website juristionline.al në formën e informacioneve ligjore. Mund ti aksesoni publikimet këtu:
- E drejta e komuniteteve dhe organizatave jofitimprurëse për të adresuar në gjykatë raste të dëmtimit të mjedisit
- Raste nga praktika të dëmtimit të mjedisit nga ndërtimi i hidrocetraleve
- Ndryshimet Klimatike dhe Kuadri Ligjor
- Ilustrimi i Praktikave Pozitive të Ekonomisë Qarkulluese dhe të Gjelbër
Në vijimsi të këtij projekti, 5 studentë po përgatisin një manual mbi praktikat e gjelbra, i cili do të publikohet sëshpejti dhe në website tonë dhe do të prezantohet për të gjithë të interesuarit.
*Ky projekt zhvillohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.
**Kongresi Rinor Kombëtar (National Youth Congress – NYC) është një organizatë ombrellë e të rinjve – një bashkim i organizatave rinore, grupeve joformale, forumeve rinore të partive politike, me qëllim shkëmbimin e informacionit, nxjerrjen në pah të çështjeve të të rinjve, lobimin dhe advokimin për zgjidhjen e këtyre çështjeve dhe ngritjen e kapaciteteve për të gjitha subjektet e përfshira në rrjet. KRK u krijua në mars 2013 në Tiranë dhe numëron një antarësi mbi 120 organizata rinore aktive në të gjithë vëndin. Misioni i KRK është të mobilizojë organizatat rinore dhe të forcojë rolin e të rinjve në shoqëri që ata të kenë një zë të përbashkët për të mbrojtur dhe lobuar për çështje që i prekin.
***Titulli “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022” (Tirana European Youth Capital 2022), i cili do të zbatohet gjatë vitit 2022 nga Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë i është akorduar Tiranës në kuadër të nismës European Youth Capital nga Forumi Rinor Evropian. Ky program sjell mundësi të reja, ndryshime pozitive, inkurajon pjesëmarrjen aktive, promovon identitetin evropian, diversitetin dhe përfshirjen, duke transformuar qytetin në një pikë ndërkombëtare takimi për të rinjtë.