Rregullimi i marrëdhënies së punës dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjeve midis punëdhënësve dhe punëmarrësve paraqet specifika të ndryshme në varësi të llojit të sektorit që realizohet marrëdhënia e punës. Në sektorin publik marrëdhëniet e punës rregullohen nga akte të ndryshme ligjore, duke diktuar dhe procedurat dhe mënyrat e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve. Pavarësisht sektorit ku një individ është punësuar zgjidhja me marrëveshje e problematikave që mund të lindin midis punëdhënësit dhe punëmarrësit sjell avantazhe për secilën palë edhe pse ende vazhdon të mos shihet si zgjidhje parësore nga shumë individë.

Në bazë të kësaj, dhe në kuadër të projektit “Zbatimi i ndërmjetësimit në mosmarrëveshjet e punës në sektorin e fasonerisë dhe call center”, të mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Centre for Legal Empowerment ka përgatitur raportin me titull:

“Ndërmjetësimi, si alternativë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në punë, ende një “tabu” në realitetin shqiptar”.

Raporti i përgatitur nga ekspertët ligjor Av. Msc. Arbesa Kurti, Av. Franc Terihati, Prof. Dr. Sokol Mëngjesi, dhe Av. Pirro Boboli, paraqet një pasqyrë e një tablo të përgjithshme të analizës ligjore të rregullimit të marrëdhënieve të punës në sektorin publik; mënyrën e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve në këtë sektor – duke e ndërthurur me të dhëna konkrete të procedurave dhe mënyrave të zgjidhjes së këtyre mosmarrëveshjeve; pasojat sociale dhe ekonomike që kanë aplikimi i secilës procedurë; dhe si ndikon secila zgjedhje (procedurë gjyqësore apo ndërmjetësim) në buxhetin e shtetit. (Raportin mund ta aksesoni duke klikuar këtu.)

Ky raporti vjen si material plotësues i Manualit “Për zbatimin e procedurës së ndërmjetësimit në zgjidhjen e mosmarrëveshjve në marrëdhëniet e punës”, i cili shërben si një udhëzues praktik për tu ardhur në ndihmë punëmarrësve, punëdhënësve dhe përfaqësuesve të tyre ligjor për çdo problematik tyren. Mund të lexoni më shumë mbi këtë manual duke klikuar këtu.  

Shpërndaje postimin

Facebook
Twitter
LinkedIn