CLE publikon Buletinin vjetor për vitin 2022. Në këtë botim do të mund të mësoni më shumë rreth nismave të ndërmarra dhe adresuara nga avokatët, paraligjorët dhe aktivistët e CLE, ku nuk mungojnë raste të suksesit të arritura nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët dhe komunitetet.

Aktiviteti i Centre for Legal Empowerment është shtrirë tashmë në shumë qytete dhe fusha. Fokus kryesor janë rastet e litigimit strategjik në mbrojtje të mjedisit, të drejtave në punë, të drejtës së strehimit, zbatimit të ndërmjetësimit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në punë, marrëdhëniet e punës në industrinë e medias, dhe rëndësinë e formalizimit të profesionit të paraligjorit.

Gjithashtu, platforma JuristiOnline.al, vijon të ofrojë ndihmë juridike parësore 24 orë në 7 ditë të javës për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Ju mund të lexoni më shumë mbi çdo nismë dhe aktivitetet duke shkarkuar dokumentin pdf më sipër dhe duke shfletuar artikujt mbi aktivitetet tona në këtë Newsletter vjetor.

Publikime të tilla do të jenë të vazhdueshme për të prezantuar punën tonë gjatë periudhave të ndryshme kohore. Të interesuarit mund të abonohen dhe për të marrë të gjithë informacionet më të fundit dhe publikimet tona në email-in tyre personal duke klikuar këtu.



Shpërndaje postimin

Facebook
Twitter
LinkedIn