Centre for Legal Empowerment (CLE), në partneritet me Center for Civil Communications (CCC), publikon raportin “Regional Comparative Analysis on PPP/Concessions and Harmonization Roadmap”.
Ky raport ofron një analizë krahasuese të kuadrit ligjor, institucional dhe të transparencës në fushën e koncesioneve dhe partneriteteve publike-private (PPP) në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Analiza evidenton ngjashmëritë, dallimet dhe sfidat në praktikat kombëtare, duke propozuar:
- Standarde të përbashkëta rajonale për koncesionet dhe PPP-të;
- Hapa konkretë drejt harmonizimit të legjislacionit me standardet e BE-së;
- Përmirësimin e transparencës, monitorimit dhe llogaridhënies në përdorimin e fondeve publike.
Përmes këtij raporti synohet të nxitet bashkëpunimi rajonal dhe të forcohen mekanizmat që garantojnë përdorimin transparent dhe të përgjegjshëm të burimeve publike.
Lexoni analizën e plotë: Regional Comparative Analysis on PPP/Concessions and Harmonization Roadmap
Ky publikim është përgatitur në kuadër të projektit rajonal “Exploring PPP and Concession Potential for Regional Development in the Western Balkans”, i zbatuar nga Center for Civil Communications në partneritet me CLE dhe organizata nga Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia, me mbështetjen e Open Society Foundations – Western Balkans.