Kërkesë për njohje pronësie apartamentesh për 10 familje të komunitetit rom dhe egjiptian në Guri i Kuq, Pogradec

Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec dhe ajo e Apelit Korçë pranuan kërkesat e 8 familjeve për sigurimin e padisë (masë provizore) në procesin e njohjes së të drejtës së tyre pronësore mbi një pallat ku banonin që prej vitit 1990, duke penguar kështu dëbimin e këtyre familjeve dhe 31 familjeve të tjera. Pesë muaj më vonë, Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec mori një vendim të formës së prerë dhe pranoi padinë e 8 familjeve duke u njohur të drejtat e pronësisë mbi banesat e tyre.

Shpërndaje postimin

Facebook
Twitter
LinkedIn