Kundërshtimi i ndërtimit të Inceneratorit të Mbetjeve në Fier

Rasti është trajtuar nga Aleanca kundër Importit të Mbetjeve. Avokatët dhanë ndihmë juridike parësore dhe dytësore duke përfaqësuar në gjykatë 8 banorë të një fshati të Fierit, të cilët kundërshtonin ndërtimin e inceneratorit të mbetjeve në Fier. Rasti u ndoq nga gazetarët dhe televizionet dhe avokatët dhanë disa intervista në televizion dhe rrjete sociale. Në qershor 2019, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë dha vendimin për rrëzimin e padisë.

Avokatët hartuan ankimimin dhe kërkesën për përshpejtimin e procedurave gjyqësore e cila u pranua nga Gjykata Administrative e Apelit. Gjykata Administrative e Apelit vendosi rrëzimin e ankimimit të avokatëve. Çështja u dërgua në Gjykatën e Lartë.

Shpërndaje postimin

Facebook
Twitter
LinkedIn