Avokatët e Centre for Legal Empowerment asistuan banorët e Bregut të lumit në çështjen e tyre në kuadër të zbatimit të Ligjit për Strehimin, duke kërkuar dëmshpërblim për dëmet morale dhe ekzistenciale të 6 banorëve për shkak të moszbatimit të Ligjit për Strehimin nga Bashkia Tiranë dhe IMT-ja dhe anulimin e gjobave për ndërtime në masën 2,000,000 lekë.
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë pranoi padinë e 5 familjeve dhe me vendim të parevokueshëm shpalli pavlefshmërinë e akteve administrative me të cilat u gjobitën familjet në masën 20,000 USD për ndërtimin e banesave të tyre pa leje ndërtimi, banesa ku ata banonin përpara se të prisheshin këto shtëpi.