CLE – “Enhancing access to justice through paralegals”: E Drejta Familjare dhe E Drejta E Pronësisë, trajnimet e para për paraligjorët

Në datë 1 mars pranë zyrave të CLE u zhvilluan 2 trajnimet e para për paraligjorë në sajë të projektit “Enhancing access to justice through paralegals” , i cili synon fuqizimin e paraligjorëve dhe rolit të tyre në komunitetet.

Dy temat e para të trajtuara ishin, E Drejta Familjare dhe E Drejta e Pronësisë. Në këto trajnime ishin ftuar paraprakisht paraligjorë të angazhuar pranë komuniteteve, organizatave të ndryshme në vend si dhe studentë të Fakultetit të Drejtësisë në Universitetet në vend, dhe u vu re një interes i madh dhe nga profesionistë të tjerë.

Në këto trajnime morën pjesë 18 paraligjorë të cilët patën mundësi të informohen rreth këtyre të drejtave si dhe të diskutonin së bashku në këtë trajnim të mbajtur nga Msc. Donalb Xibraku. Temat ngjallën interes dhe diskutim te pjesëmarrësit të cilët ndanë eksperiencat e tyre personale të lidhura me temën.  

Diskutimet vijuan dhe gjatë pushimit dhe pas trajnimit. Pjesëmarrësit patën mundësi të njihen më mirë dhe me njëri tjetrin dhe punën e secilit duke përmbushur një tjetër qëllim të projektit, krijimin e një rrjeti paraligjorësh mes tyre.

Trajnimet do të vazhdojnë në datë 9 dhe 15 mars me të tjera tema dhe në përfundim të këtyre trajnimeve secili pjesëmarrës do të marrë certfikatën përkatëse.

Këto trajnimet po zhvillohen në kuadër të “Enhancing access to justice through paralegals” të organizuar nga CLE në kuadër të projektit “Expanding Free Legal Aid Services to Women and Men in Albania” të financuar nga Austrian Development Cooperation dhe implementuar nga UNDP në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë.

Share this post

Facebook
Twitter
LinkedIn